Në datën 25 maj do të luhet finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë. Barcelona-Valencia do të jetë sfida që pritet të dhurojë emocione.
Nga katalanasit do të largohet një lojtar në fundin e sezonit. Bëhet fjalë për portierin Jasper Cillessen, i cili do të luajë takimin e tij të fundit me katalanasit, raporton Sport.
“Gardiani” hollandez ka nisur kontaktet e para me klubin e Benficas në Portugali dhe mbetet për t’u parë në merkaton e verës nëse do te kemi diçka konkrete me kampionët portugez.