Premier League po mbaron në mënyrën më dramatike. Manchester City dhe Liverpool do vendosin mes tyre fituesin e kampionatit vetëm në ndeshjet e javës së 38-të dhe të fundit të sezonit. Në javën e 37-të që sapo u mbyll, City barazoi 2-2 me West Ham, ndërsa Liverpool fitoi duke e përmbysur takimin ndaj Southampton në 1-2.
Kush do kurorëzohet kampion? Do e kuptojmë vetëm pas 90 minutave të së dielës, më 22 maj ora 17:00. Të dyja skuadrat do e zgjidhin në shtëpi. City ndaj Aston Villas, ndërsa Liverpool me Wolves. Kujtojmë se Manchester City kryeson renditjen me 1 pikë më shumë.
E diel, 22 maj, ora 17:00:
Manchester City – Aston Villa
Liverpool – Wolves