Steven Zhang, presidenti i Interit është rikthyer në Milano pas 7 muajsh. Numri një i skuadrës zikaltër mungonte që nga mesi i muajit tetor, ndërsa ka fluturuar ditën e sotme me një avion privat nga Kina drejt Milanos. Interi është pranë titullit kampion dhe Zhang nuk mund të mungojë në një moment kaq të rëndësishëm për skuadrën e tij.
Gjithashtu presidenti zikaltër do të takohet me trajnerin Conte dhe lojtarët për t’I komplementuar për paraqitjet pozitive në kampionat, ndërsa më pas do të ketë edhe një takim me drejtuesit, Marottan dhe Ausilion për të planifikuar sezonin e ri. Një tjetër situatë që pritet të zgjidhet me ardhjen e Zhang në Milano është takimi për aksionerin e ri që do të futet në klub si dhe rindërtimi i stadiumit të ri.