Ilir Meta ka vlerësuar ditën e sotme me Titullin “Mjeshtri i Madh”, Luiza Gegën. Një sportistet më të sukseshme në atletiken shqiptare që ka arritur të fitoi shumë tituj në karrierën e saj dhe sot vlerësohet nga Presidenti Meta. Është vetë Meta që në faqen e tij zyrtare që bën publike lajmin e dhënies së titullit “Mjeshtri i Madh”, për Luiza Gegën.
Postimi i Metës:
Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës shqiptare, Luiza Gega.
Një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është nder dhe krenari për të gjithe ne!
Atletika, shumë e rëndësishme për të gjitha sportet e tjera!