Liverpul dhe Manchester City janë në garë për të fituar Premier Leaguen. Të dy skuadrat kanë luftuar gjithë sezonin, por skuadra e Guardiolës ndodhet në vendin e parë me 1 pikë më shumë se Liverpul. Në kampionatin anglez në program është vetëm një javë që do të vendos dhe zyrtarisht se kush do të shpallet kampion. Në një intervistë për “Sky Sport UK”, qendërmbrojtësi, Van Dijk është shprehur se do të jetë e vështirë që ata të fitojnë kampionatin.
“Jemi në garë, por jemi realist. Për mënyrën sesi City ka luajtur gjithë sezonin, të gjithë presin që ata të fitojnë titullin. Në futboll asnjëherë nuk i dihet dhe ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë duke fituar ndaj Ëolves dhe pastaj të presim se çfarë do të ndodh në Brighton”, u shpreh shkurtimisht qendërmbrojtësi holandez.