Inter është shpallur matematikisht kampion i Seria A për sezonin 2020-2021. Festa ka nisur jo vetëm në Itali, por edhe në vendin me mbështetësit shqiptarë të zikaltërve. Megjithatë ka edhe nga ata të cilët ironizojnë për këtë sukses të interistëve. Erion Braçe njihet si tifoz i thekur i Juventusit dhe përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Ka që bëjnë histori, ka që fitojnë një herë, harrohen, zhduken”.
Pikërisht për këtë diçiturë i komenton Gerti Çarçani. Gazetari i njohur sportiv e ngacmon zv. kryeministrin duke e lidhur me situatën aktuale politike në vend. Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet parlamentare, nga ana tjetër Partia Demokratike nuk i ka njohur ato. “Fituesi nuk gjykohet. Juventin jam vetë, po këtë radhë Erion e merituan. Apo mos ta njohë edhe Juventus fitoren”, i shkruan Çarçani duke e ngacmuar.