Ditën e sotme në Itali bëri bujë të madhe titulli kryesor i gazetës prestigjoze “Corriero dello Sport”, “Black Friday”, lidhur me sfidën Roma – Inter e cila do të luhet ditën e premte. Në faqe të parë teksa shkruhej “Black Friday”, shfaqeshin dhe dy futbollistët Lukaku dhe Smalling. Diçka e tillë solli reagime të mëdha nga mediat, njerëzit e sportit dhe futbollistëve duke e konsideruar shkrimin si “rracizëm”.
Pas ngjarjes kanë reagur vetë dy protagonistët, teksa klubi i Romës dhe Milanit kanë marrë masa drastike duke i hequr të drejtën për çdo lidhje midis klubit të tyre dhe gazetës italiane. Ndërkohë ende pritet një reagim nga klubi i Interit.