Ditën e premte në orën 18:00 do të luhet supersfida e Kategorisë Superiore, Kukësi – Tirana. Një ndeshje e cila këtë herë do të luhet për të përcaktuar se kush do të udhëheqi kampionatin në vazhdim. Interesi për ndeshjen është tepër i lartë dhe aq më tepër që luhet në një stadium modern si “Air Albania”. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka folur së fundmi në një intervistë për “FaxËeb”, duke treguar dhe pritshmëritë për ndeshjen, si dhe organizimin që po bëhen për të patur sa më shumë tifozë kuksian në stadium. Gjici e quan të vështirë ndeshjen me Tiranën dhe përcaktuese për ecurinë e skuadrës, ndërsa shton se ekipit të Kukësit i ka munguar prej kohësh lojtari i 12-të që janë tifozët.
“Gara është bërë e fortë në kampionat dhe Tiranës ia kemi marre dorën për të fituar Kampionati është i paparashikueshëm dhe për këtë arsye duhet të kemi kujdes, Duhet vlerësuar Tirana, pasi ndeshja e fundit na ka prekur sepse humbëm në limite.Teksa bëri një rezyme të fitoreve dhe humbjeve ai tha se kemi gabuar në disa ndeshje dhe kjo është e pafalshme
Duhet ta themi që na kanë munguar tifozët në këtë edicion. Po të luanim në shtëpi dhe me tifozët kuksian afër sot do të ishim 10 pikë më shumë. Sepse tifozët janë lojtari i 12 për një skuadër. Në ndeshjen e ardhshme duhet të jenë sa më shumë. Ne do të vendosim autobusa falas. Do shkojnë dhe do vijnë falas ndërsa tifozët duhet thjesht të blejnë një biletë këtu afër Bashkisë. Pika të tjera ka dhe në Kamëz. Tirana do të zhurmojë sipas informacioneve do të vinë shumë tifoza të Tiranës, sepse mendojnë se po ishin shumë do fitojnë ndeshjen. Për këtë duhet që tifozët kuksian të jenë sa më të shumtë. Ne gjithmonë kemi fituar me Tiranën dhe duhet të fitojmë dhe këtë herë. Nuk është ndeshje që përcakton realisht titullin kampion por tepër i rëndësishëm. Kukësianët që janë në Kukës, kuksianët që janë në Kamëz dhe ata që janë në Tiranë duhet të mbështesin ekipin për të arritur fitoren.
Tirana ka ekip të mirë dhe rezultatet e fundit janë domethënëse. 9 ndeshje 9 fitore janë nga rastet e ralla. Duhet vlerësuar maksimalisht Tirana, duhet vlerësuar dhe duhet të fitojmë ndeshjen në stadiumin e ri që do të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00.
Kjo ndeshja e fundit na ka prekur pak se për 20 sekonda falëm barazimin. Kishim raste shumë të mira më parë me Abazaj. Duhet të them se ndeshjet duhet t’i vlerësojmë derisa të bjeri bilbili dhe jo të ham një gol në sekondat e fundit. Edhe pse gjithë ata mbrojtësa në fushë e pash që Ballshi u nënvlerësua. Arbitrimi ka të mirat dhe të kqijat e vetë. Arbitrat në përgjithësi kanë qenë korrekt, pavarësisht ka raste, por nuk duam të merremi me arbitrin sa duhet të merremi me veten tonë. Gabimet ndodhin jo vetëm këtu por edhe të huajt. Uroj që arbitrat deri në fund të kampionatit të gjykojnë mirë dhe të shkoj haka tek i zoti”, ka thënë Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici.