Tirana U-17 e drejtuar nga trajneri Sulejan Mema është nisur drejt Italisë, pasi do të zhvillojë në Leçe një turne miqësor.
Bardheblutë janë skuadra e vetme shqiptare në këtë turne, ndërsa synojnë një paraqitje sa më pozitive.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Sulejman Mema ka zhvilluar një sezon fantastik deri tani në kampionatin e moshave në Shqipëri, pasi renditet në vendin e parë në Superligën U-17, duke siguruar play-off-in për titullin kampion.