Tiran e ka nisur javën stërvitore me një prurje të re, atë të mesfushorit shkodran Ansi Nika, por grupi do të jetë edhe më i plotë gjatë javës. Me ekipin e drejtuar nga trajneri Ilir Daja do të bashkohet nesër edhe Afrim Taku, i cili kthehet sot nga Amerika, por nuk mund të dalë menjëherë në stërvitje. Po ashtu, gjatë këtyre ditëve në stërvitje do të jetë edhe mesfushori Asion Daja, i cili ka ardhur te Tirana nga Partizani. Në provë është një lojtar kosovar, Flamur Bajrami, i cili është mesfushor dhe do të testohet nga trajneri Daja. Ndërkohë, është plotësuar edhe stafi teknik me ardhjen e ndihmëstrajnerit Ivan Gvozdenoviç. Me kalimin e ditëve bardheblutë do të jenë më të shumtë në numër, pasi merkatoja nuk është mbyllur. Mungon Gjergji Muzaka për shkak dëmtimi, ndërsa Gentian Muça është huazuar te Kukësi për Kupat e Europës.
Ja 19 lojtarët e pranishëm në stërvitje:
Ilion Lika
Edvan Bakaj
Marsel Çaka
Erando Karabeci
Gilman Lika
Erion Hoxhallari
Olsi Teqja
Ronald Gërxhaliu
David Domgjoni
Endrit Idrizaj
Enriko Papa
Erion Vucaj
Grent Halili
Marvin Turtulli
Senad Sallaku
Majkëll Peçi
Fjoralb Deliaj
Juxhin Mara
Ansi Nika
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.