Kampionati shqiptar është ndalur për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve. Një gjë e tillë nuk i ka penguar skuadrat e Kategorisë Superiore, të Parë apo edhe të dytë të zhvillojnë ndeshje miqësore. Tirana është një nga ekipet që ka programuar një test miqësor ditën e sotme në orën 16:00 në “Selman Stermasi”.
Një ndeshje që do t’i shërbejë trajnerit Mema për të parë gjendjen e skuadrës, por edhe për të mbajtur lojtarët në formë. Përballë do të jetë Turbina skuadra e Kategorisë së Parë që do të zbres në “Selman Stermasi”, ndaj Tiranës. Tirana në dy ndeshjet e fundit ndaj Partizanit dhe Flamurtarit ka arritur të marrë vetëm një pikë duke bërë që skuadra të mos jetë në momentin më të mirë.