Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Partizani-Tirana. Një sfidë që nuk ka prodhuar shumë raste, por që është mjaft e luftuar nga të dyja ekipet. Në fund të pjesës së parë për “Supersport”, kanë folur dy nga protagonistët e ndeshjes, Lorenc Trashi për Partizanin dhe Batha për Tiranën.
Trashi: “Diferenca nuk mund të bëjë dot Tirana kundër Partizani. Kemi lojtarë të mirë dhe duhet të bëjmë presion akoma më shumë përpara”.
Batha: “Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. Duhet të krijojmë më shumë raste pasi këshu ndeshja mbyllet 0-0 dhe duhet të jemi agresiv”.