Tirana ka lënë pas festën e dasmës dhe iu është kthyer me intensitet të lartë përgatitjeve në “Skënder Halili”. Ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë në orën 9:30 në mëngjes, ndërsa edhe pasdite tekniku Ilir Daja i ka inkuadruar në fushë lojtarët e tij.
Përpos stërvitjes, Tirana pret edhe një telefonatë nga FSHF-ja, e cila duhet ta njoftojë për stadiumin se ku do të luhet takimi. Ndërkaq, atmosfera është mjaft pozitive pas fitores me korçarët dhe janë optimistë për një rezultat tjetër pozitiv edhe në takimin e kësaj jave.