Sot, ekipi bardheblu i Tiranës ka zhvilluar stërvitjen e radhës përpara startimit të pjesës së mbetur të kampionatit. Ekipi nën drejtimin e Josës ka zhvilluar seancën stërvitore, ku është parë nga afër gjendja e lojtarëve. Ditën e shtunë, në orën 17:00, Tirana do të luajë takimin e parë për vitin 2017 ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Ekipi i janë bashkuar në stërvitje Gentjan Muça, Reuben Akua, Marvin Turtulli dhe Gilman Lika, ndërkohë që Dorian Kërçiku ka vijuar të stërvitet i diferencuar.
“Skuadra ka nisur sot zytarisht pergatitjet per ndeshjen e pare zyrtare per vitin 2017. Tirana do te perballet te shtunen ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit me Teuten, takim i cili do te luhet ne oren 17:00. Trajneri Mirel Josa nisur punen me skuadren per kete ndeshje ku bardheblute do te kerkojne fitoren. Gentjan Muca, Reuben Akua, Marvin Turtulli dhe Gilman Lika jane bashkuar me grupin nderkohe qe i diferencuar vijon te stervitet vetem Dorian Kerciku”.