I ftuar në emisionin “Gol pas goli”, ish-lojtari i Kombëtares, Ervin Bulku është shprehur për ndeshjen e mbrëmshme Tirana – Teuta se Tirana ka problem gjetjen e golit dhe vuan mungesën e një sulmuesi.
“Ishte një ndeshje me raste. Teuta kishte më shumë raste. Tirana vuan nga mungesa e një sulmuesi. Tirana vuan nga gjuajtjet në portë. Mendoj që lojtarët duhet më tepër kohë për t’u përshtatur me idetë e trajnerit”.