Nesër, Tirana do të luajë në transfertë kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.
Në këtë takim do të jenë prezentë edhe tifozët bardheblu që përmes një njoftimi në faqen zyrtare bëjnë me dije se nisja do të bëhet nga kryeqyteti në orën 12:00.
Fanaticsat tregojnë se do të jenë në mbështetje të ekipit në Rrogozhinë, aty ku Tirana luan në transfertë me Egnatian në orën 13:45.
“Nesër lu Tirona! Nisemi së bashku në orën 12:00 (nuk do të ketë tolerime në orar) nga “Selman Stërmasi”, për të udhëtuar drejt Rrogozhinës, aty ku Tirona… Bileta e udhëtimit kushton 600 lekë. Shkojmë për Tironën, për kryeqytetin!”, shkruajnë tifozët bardheblu.