Ish-futbollisti i Tiranës në vitet 2004-2008 dhe trajneri i “Football Republic” Erbim Fagu kritikoi lojtarët e skuadrës bardheblu për pozitën e vështirë që gjenden. Në emisionin “Pressing”, ai deklaroi se futbollistët aktualë ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e fanellës.
“Në fillim të sezonint e nisëm me pretendime të mëdha për kampionat dhe Europën, tani luftojnë për mbijetesë. Të vjen keq kur e shikon Tiranën në këtë gjendje. E fut veten në një valle të rrezikshme. Këtë javë i kishin të gjitha mundësitë të fitonin. Pas ndeshjes me Kastriotin, i jap të drejtë trajnerit Mema. Lojtarët nuk e kanë kuptuar se në cilën skuadër janë. Kjo është njësoj dhe për Partizanin, apo Vllazninë. Nuk është se ka probleme me financat. Kemi Flamurtarin, që nuk po marrin paga, po i sheh tani në vend të tretë.
Është një plagë e madhe që duhet të shërohet”, u shpreh 32-vjeçari.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.