Skuadra e Tiranës ka mbyllur përgatitjet në kuadër të javës së 31-të të Superiores. Bardheblutë nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa kanë zhvilluar seancën e fundit përgatitore në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook, klubi i Tiranës tregon që gjendja në skuadër është majft e mirë.
” Skuadra ka mbyllur pergatitjet ne stadiumin “Selman Stermasi” per tu rikthyer serish ne grumbullim. Gjendja tek bardheblute eshte mjaft e mire”, shkruhej në njoftimin e klubit të Tiranës.
Kujtojmë që ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit është vendosur të zhvillohet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytet.