Të dielën, Tirana do të luajë një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën në transfertë kundër Laçit. Bardheblutë do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv dhe në këtë sfidë do të jenë edhe tifozët për të mbështetur ekipin e zemrës.
Kësisoj klubi i Laçit si organizator ka nxjerrë në shitje biletat. Burime për newsport.al bëjnë me dije që gjithsej janë vënë në dispozicion vetëm 125 bileta për tifozët bardheblu, të cilat do kushtojnë 300 lekë (të reja). Për të gjithë mbështetësit e Tiranës, ato mund të dalin në shitje edhe pranë biletarisë që ndodhet te stadiumi “Selman Stërmasi”. Kujtojmë që takimi Laçi – Tirana do të luhet të dielën, në orën 16:30.