Kapiteni i Laçit, Gentian Selmani, para ndeshjes së nesërme ndaj Tiranës në shtëpi, ka folur për mikrofonin e RTSH Sport, ku është shprehur se i vjen keq për Tiranën, por Laçi ka të tjera synime.
Laçi-Tirana është një sfidë e vlefshme për javën e 35 të Superiores dhe për bardhezinjtë është e rëndësishme, pasi duan që të kapin Kupat e Europës, kurse në krahun tjetër, bardhebluve i duhen pikët për mbijetesë.
“Ndeshjet e fundit ka në qenë të gjitha shumë të luftuara, disa për Europë dhe Tirana do të jetë shumë e motivuar por ne kemi synimin tonë. Besoj se do të jap më të mirën dhe do t’ia lëmë fushës. Do mundohemi që të jemi një ekip solid në fushë dhe të mos bëjmë gabime në këtë ndeshje. Tirana është një ekip me shumë traditë në kampionatin shqiptar, por tashmë futbolli ka treguar se kush ekipe luan ecën përpara. Do më vinte keq për Tiranën, por kemi synimet tona dhe duam 3 pikët. “Nesër luajmë me Tiranën dhe në javën e fundit të këtij sezoni luajmë në Durrës do të jetë një tjetër finale. Por më parë duhet që të kalojmë Tiranën, të qëndrojmë gati dhe me “këmbë në tokë” dhe të marrim pikët maksimale”, është shprehur Selmani.