Ditën e sotme Tirana zbret në “Selman Stermasi” për të luajtur ndaj Kamzës ndeshjen e parë në Superiore për sezonin e ri. Në një postim në rrjetet sociale, “Tirona Fanatics” nuk mund të mungonin me një lajmërim se do të jenë aty të gjithë për skuadrën bardheblu.
“Sot në oren 19:45 Tirona luan ndeshjen e parë për këtë sezon, Fanatics po ashtu! Të gjithë bashkë vetëm për Noltmadhnin, vetëm për emrin, vetëm për fanelën! Ndërkohë prej orës 13:00 tek Bar “Tirona” përballë stadiumit do të behet porosia e pare e antarësimeve për këtë vit”.