Te Tirana ishin në provë dy futbollistë japonezë, Noma dhe Yamamoto. Klubi ka njoftuar me anë të një lajmërimi zyrtar që ka përfunduar prova për të dy futbollistët, të cilët kanë udhëtuar për në Mal të Zi. Por ata nuk janë larguar përfundimisht, pasi stafi teknik do të marrë një vendim për ta javën e ardhshme nëse do të jenë pjesë e 24-herë kampionëve të Shqipërisë për sezonin e ardhshëm ose jo.
“Kanë mbyllur sot provën disa ditore dy futbollistët japonez Noma dhe Yamamoto. Të dy lojtarët u aktivizuan në dy ndeshjet miqësore kundër OFK Grbalj dhe Novi Pazar, si dhe zhvilluan disa seanca stërvitore me skuadrën bardheblu ashtu si ishte rënë dakort para se të vinin në Serbi. Të dy lojtaret janë rikthyer sot në Malin e Zi. Javën e ardhshme trajneri dhe stafi teknik do të vendosin për të ardhmen e tyre. Futbollistët japonezë janë përshëndetur sot me skuadrën dhe stafin për të lënë më pas hotelin ku Tirana është grumbulluar në Zlatibor”, shkruhej në njoftimin zyrtar të klubit.