Tirana luan sot në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”, sfidën e javës së 17-të të Superligës kundër Luftëtarit.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik që bardheblutë do të zhvillojnë në shtëpi. Duke parë këtë fakt, por edhe për aryse se skuadra e Josës ka nevojë për mbështetje më shumë se në asnjë moment tjetër, “Tirona Fanatics” ka bërë apel për pjesëmarrje masive në sfidën e sotme.
Përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, tifo-grupi bardheblu ka kërkuar që prezenca sot në stadium të jetë e lartë, në mbështetje të skuadrës, si gjithmonë dhe jo vetëm në sfidat e rëndësishme siç është derbi ndaj të kuqve.