Tirana e ka nisur mirë kampionatin, me fitoren ndaj Skënderbeut tashmë është në vendin e parë e vetme që në javën e katërt. Ekipi i drejtuar nga Ardian Mema po merr rezultatet, por gjithashtu po bind dhe në lojë. Grupi duket i konsoliduar dhe afrimet e reja po bëjnë mirë me ekipin. I ftuar në studion e Rubrikës Sportive, drejtori sportive i Tiranës Arbi Laçi ka folur për nisjen e mirë të kampionatin dhe pritshmëritë që kanë.
“Kalendari ishte pozitiv e nisëm në shtëpi. Ishte shumë e rëndësishme për ne ta nisnim kështu. Bashkë me stafin bëm llogaritë e këtij kampionati dhe personalisht u kënaqa. Tani që bëj bilancin e këtyre javeve të para, jemi aty ku e kemi parashikuar. Besoj që jemi mirë dhe kjo është një përgjigje e asaj çka ne kemi bërë gjatë verës”, tha drejtori sportiv Arbi Laçi
“Unë i referohem statistikave këtyre ndeshjeve të para, në këto ndeshje kemi pësuar vetëm një gol.Do ketë probleme e sigurt por ndoshta në janar do bëjm përforcime, mund të rikhehet Andi Lila, tregu për momentin ofron shumë pak. Kështu që besoj jemi gati për një vit konkurrues. Vitin e parë nuk premtuam titullin në asnjë moment. Tentuam kupën nuk e arritëm dhe u mbyll me aq”, përfundoi Arbi Laçi
Ngoo-Halili?
“Halili është futbollist i talentuar. Ai është surpzia më e bukur e këtij kampionati. Dje i thashë se ke bërë golin më të bukur në karrier se kokën nuk e ka pikën e tij të fortë. Uroj që ti shërbej atij dhe ne gjithashtu”, shtoi Arbi Laçi për Halilin.
“Ngoo ishte një nga dëshira e stafit për të rinovuar, është karakter i vështirë por personash shumë pozitiv. Është lojtari më i paguar në skuadër besoj se do na vlej. Një miksim i gjithë komponentëve do të na bëj mirë. Halili ka shënuar 3 ndërsa Ngoo 2 gola. Me numrat jemi mirë si para dhe mbrapa”, përfundoi Arbi Laçi.