Futbolli shqiptar është ndalur për shkak të coronavirusit. Ashtu si në të gjithë Europën edhe në vendin tonë nuk ka ende një vendim se kur mund të rinis. Në një prononcim për “Fan Zone”, ka folur edhe analisti Redi Jupi për situatën e tanishme, por edhe si do të ndikojë kjo pandemi te lojtarët.
“Unë do doja shumë që djal im të luante për Shqipërinë. Të luash për vendin tënd është një gjë shumë e madhe dhe nuk ka çmim. Mund të luash për Francën dhe të jesh një lojtar më shumë për ta.
Ekonomia e dobët nga pandemia do të ndikojë në futboll? “Po të shikosh kampionatet e huaja kanë lulëzuar kur vendet e tyre kanë qenë mirë ekonomikisht. Tani është Anglia që po ecën me hapa të mëdha dhe ne jemi shumë të ndikuar nga ekonomia. Futbolli do ta vuajë këtë pandemi botërore dhe është e pashmangshme që kjo mos të ndikojë në futboll. Një lojtar për të kapur një formë fizike i duhet një periudhë e caktuar për të gjetur formën, nuk është e njëjta gjë si të stërvitesh në shtëpi dhe në fushë”.
Kur jeni ndjerë më mirë te Dinamo apo Tirana? “Unë mundohem të jem i drejt në vlerësim. Te Dinamo kur luajta un nuk fitonte trofe prej 13 vitesh dhe në 2002 u shpallëm kampion dhe e kthyem kampion. Të luaje me Tiranën në atë kohë bëhesh kampion direkt pasi të bënte skuadra kampione në kohët kur drejtohej nga ish-presidenti El Saied. Tirana ka bërë shumë lojtarë kampion”.
Çfarë ndodhi kur futbolli u ndal nga virusi sars? “Të them të drejtën nuk e ndjem shumë atëherë pasi nuk kishte as ndalim të kampionatit. Tani na thanë që është një grip i zakoshëm, por po shikojmë që përhapja dhe pasojat që ka që realisht nuk e dimë si se cilat janë pasojat. Frika ime nuk është në valën e parë pasi ne jemi një popull dhe nuk e di nëse do të kthehet apo jo sërish”.