Merkato sapo ka nisur, mirëpo Tirana është duke shkaktuar një “tërmet” të vërtetë, pasi së fundmi ka transferuar dy mesfushorë si Agustin Torasa dhe Elton Cale.
Ndonëse në repartin sulmues, janë Hasani dhe Ngoo, mirëpo kjo nuk do të thotë se bardheblutë nuk mund të bëjnë një tjetër goditje. Bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, i cili së fundmi shihet së bashku me Edon Hasanin. Shkodranët duket se i kanë bashkuar pushimet së bashku, që janë duke “karikuar” bateritë përpara se të fillojë sezoni i ri futbollistik.
Nëse Balaj do të bashkohej me 24 herë kampionët e vendit, padyshim që do të ishte një përforcim shumë i bujshëm. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
Ndërkohë, kujtojmë që Balaj mund të jetë edhe një prioritet i Partizanit, pasi kampionët e vendit do të jenë në Kupat e Europës, duke marrë pjesë në Champions League. A mund të kemi një tjetër “derbi” në distancë?