Mesa dukët ekipi i Tiranës e ka gjetur menyrën për ntë dënuar fajtorët e derbit. Mbrojtësi Erion Hoxhallari nuk ka udhëtuar me ekipin për transfertën e sotme në Vlorë. Ai nuk është parë në grumbullimin që bardheblutë bënë përpara ndeshjes, duke mos qënë i pranishëm kur autobusi u nis drejt Vlorës. Nuk dihet nëse mbrojtësi titullar që shpeshherë mban shiritin e kapitenit do të bashkohet sot me ekipin, apo drejtuesit e kanë bërë fajtor për humbjen në derbi.
Vetë presidenti Halili u shpreh me tone të larta pas derbit, duke thënë se disa lojtarë nuk e meritojnë të jenë pjesë e Tiranës duke u spostuar te ekipi B. Formacioni mbetet një tjetër pikë e nxehtë, pasi Ngo dhe Torasa mund të mbeten jashtë pas paraqitjeve jo të mira.