Ronald Gërçaliu nuk është në planet e stafit teknik të bardhebluve për sezonin e ri. Kjo është bërë e ditur kohë më parë, para se të përfundonte sezoni i kaluar. Burime pranë klubit bëjnë me dije që palët po shkojnë drejt marrëveshjes për të prishur përfundimisht kontratën. Mbrojtësi 30-vjeçar ka edhe një vit kontratë me bardheblutë, por akordi për t’u larguar është shumë pranë, teksa edhe bisedimet janë bërë intensive.
Gërçaliu pret të marrë nga kryeqytetasit edhe disa paga, në mënyrë që të largohet përfundimisht. Orët në vijim do të na sjellin të reja për sa i përket të ardhmes së mbrojtësit.