Tashmë Tirana është me njërën këmbë në Superligë dhe të shkëputur me 7 pikë ndaj rivalit të tyre më të afërt që është Bylis duket se ‘vuajtjet’ në Kategorinë e Parë kanë marrë fund. Por tashmë 24 herë kampionët e vnedit po fillojnë dhe po mendojnë seriozisht për Superligën e vitit tjetër dhe duket se kanë përpara një projekt ambicioz për të zhvilluar.
Bardheblutë po mendojnë që tani për sezonin 2018-19 dhe për këtë arsye po studiohet tregu i lojtarëve për të afruar elementë cilësorë për vitin tjetër në Superligë. Gjithashtu edhe buxheti i klubit pritet të rritet ndjeshëm në krahasim me këtë vit pasi ndoshta që sezonin që vjen Tirana do synojë titullin kampion në vend. Titull që mungon prej 9 vitesh në shtëpinë bardheblu ku në sezonin 2008-2009 ata festonin për herë të fundit një titull kampion të Shqipërisë.