Jahmir Hyka ka mbyllur aventurën e tij në kampionati amerikan me skuadrën e San Jose Earthquake dhe tashmë është një lojtar i lirë. Mesfushori i Kombëtares prej ditësh vazhdon të stërvitet te Tirana aty ku e konsideron si shtëpinë e tij të dytë. Hyka është ende në pritje të një oferte nga jahtë Shqipërisë në merkaton e janarit, por nuk përjashtohet mundësi që të rikthehet në Superligë deri në fund të sezonit.
Kjo për arsye se ekipet në janar nuk dëshirojnë të bëjnë shpenzime të tepërta. Edhe vet trajneri i Tiranës në intervistë e dhënë ditën e djeshme në “Supersport” konfirmojë që ekipit i nevojiten 2-3 përforcime cilësore madje edhe lojtar të Kombëtares, c’ka i rrit më shumë shanset që Hyka mund të transferohet te Tirana deri në fundin e sezonit. Kjo do të ishte padyshim goditja më e bujshme e merkatos së janarit në Superligën shqiptare në rast se do të ndodhte pasi Hyka do ti zgjidhte shumë punë skuadrës.