Tirana është një prej ekipeve që ka listuar fitoret rresht dhe që ruan e qetë kreu e tabelës së klasifikimit në Kategorinë e Parë në grupin B. Edhe pse fitoret nuk kanë munguar në kampin bardhblu, trajneri brazilian, Ze Maria nuk është i kënaqur, ndaj ju ka caktuar një objektiv lojtarëve të tij.
Ze Maria kërkon 54 në 18 javët që do të luhen, çka do të thotë, braziliani nuk kërkon asnjë humbje, pasi sipas tij, një lëvizje e gabuar do t’u jepte mundësinë kundërshtarëve të merrnin zemër. Takimin e radhës Tirana e ka me Bylisin, tashmë objektivat janë përcaktuar nga braziliani dhe lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë, të sjellin në shtëpi tre pikëshin e radhës.