Trajneri dhe specialisti i futbollit Redi Jupi vlerësoi me nota negative paraqitjen e Tiranës me Kastritotin javën e 34-rt, ku të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë (0-0). Në emisionin “Proçesi Sportiv”, ai e konsideroi Kastriotin favorit për të qëndruar në Superiore.
“Sondazhi paraqet atë se çfarë unë mendoj. Ishte një Tiranë e vogël përballë Kastriotit. Po zgjerohet hendeku mes Tiranës që dikur i jepte futbollit me këtë ekip sot. Prisja ta konsumonte kundërshtarin. I pati të gjitha mundësitë për ta mundur. Luante në shtëpinë e saj. Nuk bëri asgjë për ta fituar këtë ndeshje. Dukej sikur luante për të mos humbur. Teknikisht shanset për mbijetesë janë 50-50. Me këtë paraqitje që pashë, Kastrioti e shoh favorit për të qëndruar në Superiore”, përfundoi Jupi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.