Rezultatet në fazën përgatitore të Tiranës bënë që shumë analistë sportivë të ishin skeptikë për ekipin bardheblu. Të gjithë njëzëri ishin kundër organikës së krijuar nga trajneri Ard Mema, por kishte edhe nga ata që i mbështetën lëvizjet në klub. Gazetari i mirënjohur, Ylli Aga, në korrik të këtij viti dha një intervistë eksluzive për newsport.al. Ai ishte i vetmi që deklaroi se nuk kishte vend për panik sepse nga një ndeshje e studiuar nga afër (referuar statistikave) Tirana shumë shpejt do të vinte në formën e pritur. “Nuk ka vend për alarm, bardheblutë janë për titull”, ishte analiza e Ylli Agës për newsport.al. (KLIKO KËTU)
Dhe në fakt, në këtë fillim kampionati kështu ka ndodhur. Në katër ndeshje të luajtura, bardheblutë kanë arritur të fitojnë tre të tilla, ndërsa ka marrë vetëm një barazim kundër Teutës. Përpos pikëve që e rendisin në vend të parë, ajo që gëzon më shumë në kampin kryeqytetas është forma e futbollistëve e treguar edhe në rendimentin e golave. Faza ofensive duket mjaft në formë pasi ka arritur të shënojë plot tetë gola, ndërsa prapavija ka pësuar vetëm një gol. Nëse performanca do të jetë e njëjtë edhe në vazhdimësi, padyshim që bardheblutë janë kandidat kryesorë për titullin kampion.