Skuadra e Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e tretë në Zllatibor të Serbisë ndaj skuadrës serbe Novi Pazar, e cila nuk aktivizoi të gjithë futbollistët kryesorë për shkak të angazhimeve në kampionatin serb.
Takimi është mbyllur në shifrat e bardha 0-0, me Tiranën që ka pasur disa raste të mira shënimi, por që nuk u shfrytëzuan si duhet.
Drejtuesit respektivë të dy klubeve kanë diksutuar mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen, ku është rënë dakort për një miqësore tjetër gjatë puhsimeve dimërore në stadiumin e Novi Pazarit.
Tirana do të luajë miqësoren e fundit në Serbi të premten ndaj OFK Beograd.
Formacioni i Tiranës: Lika; Taku, Deliaj, Turtulli, Hoxhallari; Daja, Yamamoto, Karabeci, Kërçiku; Vucaj, Noma
U aktivizuan: Bakaj, Domgjoni, Gjino, Bajrami, Halili, Nika