Ilir Hoxholli, i ftuar në emisionin “Pressing” në Abc News, si një tifoz i Tiranës, është shprehur se trajnerët italianë sa herë marrin drejtimin e skuadrave shqiptare, bëjnë disa ndryshime në skemë, për t’ia vënë meritat vetes.
Gjithashtu, Hoxholli ka bërë edhe një shaka, duke thënë se ka konflikt interesi me të kuqtë, duke qenë se është tifoz me Tiranën, dhe sipas tij, Lerda të mos largohet, e Partizani të vazhdojë me humbje.
“Të flas për Partizanin për mua është konflikt interesi, për mua të mos largohet trajneri Franco Lerda. Lerda ka boshtin, është me stofin e kampionit. Të bësh rifreskim të skuadrës, nuk më duket normale. Ne i dukemi sikur vijmë nga një botë tjetër, dhe mund të bësh çfarë të duash me skuadrat shqiptare. Kemi një binjakëzim mes Panuçit dhe Lerdës. Në fakt, trajnerët italiane, sa herë që vijnë këtu, bëjnë ndryshime, për të thënë se kur të fitojnë në fund, të marrin meritat”.