Në ndeshjen e zhvilluar sot mes Twentes dhe Feynordit, kjo e fundit ka fituar me rezultatin 0-2.
Ajo që ka patur të veçantë ky takim, pikërisht përpara fillimit të ndeshjes, është veprimi madhështor i kosovarit Bersant Celina.
Futbollisti kosovar, i cili ishte i pranishëm në stadium, e kishte një moment zënke me tifozët serbë që shpalosën një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Futbollisti kosovar është kapur me tifozët dhe ka kërkuar që të hiqet patjetër baneri me shkrime politike.
Falë reagimeve të Celinës, tifozët serbë nuk kanë patur mundësi tjetër përveçse ta heqin banerin e tyre. Në videon e mëposhtme të postuar në faqen e “Facebook” të Celinës, mund të shihni dhe pamjet .