Pas vendimit të klubit të Mamurrasit për tërheqjen nga Kategoria e Dytë, kanë reaguar dhe tifozët e ekipit.
Përfaqësues të tifozerisë janë takuar me presidentin Ndrecaj, në një mbledhje që është bërë në lidhje me ekipin.
Në këtë takim mësohet se tifozët i kanë kërkuar kreut të klubit, që ta anullojë vendimin dhe të rikthehet ekipi në Kampionat, por presidenti ka refuzuar.
“Ju ishit ideatori i ngritjes së klubit që në dy raste ishte pranë ngjitjes në Superiore. Nuk mund të mos kemi më të vetmin argëtim që na shoqëronte çdo javë. Rishikoje vendimin dhe mos e shkri skuadrën”, mësohet se kanë thënë tifozët.
Por presidenti ka konfirmuar vendimin e dhënë më parë dhe ka thënë që nuk do të ketë kthim pas.
“Nuk mund të vazhdonim më me këto gjykime. Jam konsultuar edhe me stafin dhe kemi arritur në këtë vendim. Më vjen shumë keq, por nuk ka kthim mbrapa”, përfundoi Nderca.