Partizani nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Të kuqtë nuk fitojnë prej 3 ndeshjesh dhe sfida e radhës do të jetë në Shkodër ndaj Vllaznisë.
Sot tifo-grupi “Ultras Guerrils” feston 10-vjetorin e themelimit si grupim dhe nuk kanë munguar as urimet nga klubi i kuq. Është drejtori Olsi Rama që në faqen e tij në Instragram ka shpërndar një foto me dixhiturën për tifozët “Guerrils” edhe pse këta të fundit kanë kërkuar largimin e tij për shkak të rezultateve negative.
“10 vite me ju të pandarë. Ju jeni kampionët tanë”, shkruan Rama në dixhiturën e fotës dedikuar “Ultras Guerrils”.