“Vllaznit Ultras” reagojnë përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook pas zërave që qarkulluan në rrjetet sociale se tifo-grupi i Vllaznisë ka dalë sot në mbrojtje të Gilman Likës, lojtarit të Tiranës që u godit nga tifozët bardheblu gjatë protestës së këtyre të fundit në “Skënder Halili”.
Sipas deklaratës së “Vllaznit Ultras”, të gjitha postimet nëpër faqe dhe portale që citojnë tifo-grupin shkodran, sikur kanë dalë në mbrojtje të Gilmanit janë të pavërteta.