Javën e ardhshme luhet ndeshja më e madhë në vend. Luhet derbi më i madh i Shqipërisë. Tirana pret në shtëpi Partizanin, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të Superligës. Kjo nuk është një sfidë e “luftuar” vetëm në fushën e blertë, por edhe në shkallët e stadiumeve tifozëritë gjithmonë dhurojnë spektakël.
“Ultra Guerrlis” në lidhje me këtë takim në një postim në rrjetin social “Facebook” e injorojnë Tiranën, duke shkruar se takimi do të jetë me Teutën në “Selman Stermasi”.
Bardheblutë në 5 javë ka grumbulluar 5 pikë, kurse të kuqtë 10 pikë dhe renditet në vendin e dytë, 1 pikë në pak se Skënderbeu.