Tifozët e Partizanit kanë reaguar menjëherë pas publikimit të dënimit të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së për incidentet e ndodhura në sfidën kundër Skënderbeut në Korçë.
“Baza 46” nën-grup i tifozerisë së kuqe nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, shprehet se Partizani është me fat që është dënuar vetëm 4 ndeshje pa tifozë dhe gjobë 200 mijë lekë pasi përballë ishte sipas tyre “ekipi më i përkëdhelur i federatës”, duke iu referuar kështu Skënderbeut. Sipas tyre nëse përballë do të ishte një skuadër tjetër, dënimi për klubin e kuq do të ishte ekzemplar.
Regimi i plotë i “Baza 46” (grupim i tifozëve të Partizanit) në Facebook:
Jemi me fat per denimin e marre vetem per faktin se denimi yne varej edhe nga denimi qe do i jepej ekipit me te perkedhelur te federates! Nese do te ishte perballe 1 tjeter kundershtari do ishim denuar ne menyre ekzemplare,por fakti qe Skenderbeu favorizohet ne cdo menyre te mundshme nga federata perfituam edhe ne. Edhe pse nuk jane aspak normale denimet,se nuk mund te denoheshim pothuajse njesoj ne qe thjesht reaguam ndaj skenarit te pergatitur nga klubi qe nuk arriti te organizoje ndeshjen. Jemi me fat per denimin e marre vetem per faktin se denimi yne varej edhe nga denimi qe do i jepej ekipit me te perkedhelur te federates! Nese do te ishte perballe 1 tjeter kundershtari do ishim denuar ne menyre ekzemplare,por fakti qe Skenderbeu favorizohet ne cdo menyre te mundshme nga federata perfituam edhe ne. Edhe pse nuk jane aspak normale denimet,se nuk mund te denoheshim pothuajse njesoj ne qe thjesht reaguam ndaj skenarit te pergatitur nga klubi qe nuk arriti te organizoje ndeshjen.