Tifozët e ekipit londinez të Fulham, kanë dalë kundër presidencës së klubit dhe stafit teknik, pas publikimit të lajmit që portierit shqiptar Thomas Strakosha, është pranë transferimit tek ekipi i tyre.
Protestat e tifozëve të Fulham kanë marrë edhe vëmendjen e mediave sportive në Angli, që kanë publikuar të gjitha mesazhet e tifozëve të Fulham kundër transferimit të Strakoshës. Sipas tyre, portieri shqiptar nuk është i mirë mjaftueshëm për të luajtur në Premier League dhe rroga e tij, është shumë e lartë.
Gjithashtu, duket se tifozët e klubit londinez preferojnë një transferim të portierit francez, Alphonso Areola, i cili më parë ka laujtur për Fulham në Premier League, i huazuar nga ekipi i PSG.