Vllaznia dhe Dinamo luajnë sot në 19:45 për sfidën e fundit të javës së pestë në Superligë. Dueli mes tyre vjen pas 9 vitesh, teksa sfida e “Loro Boriçit” pritet me interes, ndërsa 45 minuta para sfidës ishin shitur afro 3 mijë bileta.
Përpara sfidës, për Gol pas Goli ka folur edhe drejtori sportiv I vendasve, Matko Djarmati.
“Tifozët sot? Ne presim kaq sa kemi mundësi, afro 5 mijë tifozë do duhet të jenë sot në stadium.
Dueli me Dinamon? Dihet që kjo ndeshje I sjell bukurinë kampionatit. Edhe Vllaznia është rritur sepse kur unë luaja futboll, skuadra ishte në vendet e fundit. Dueli mes tyre do jetë i bukur.
Përforcimet? Nuk është e lehtë që të firmosim me 3-4 vite me lojtarët, për ne kryesore është që të kemi kontrata 2 vite + dhe këto kemi bërë. Kemi edhe lojtarë me kontrata 1 vjeçare që sjellin shkatërrimin e futbollit.
Sulmi – Edhe ne edhe Dinamo, kemi zgjidhje në fazën e sulmit. Ne kemi shënuar më shumë në kampionat. Nëse do kishim bërë më shumë gola, do ishim në krye dhe javë pas jave do bëjmë më mirë në këtë pjesë”, tha Matko.