Eros Grezda nuk do ta nisë takimin e sotëm ndaj Livingstonit si titullar. Trajneri i Glasgow Rangers Steven Gerrard e ka lënë në stol 23-vjeçarin, përkundër dëshirëës së tifozëve skocezë që lojtari i Kombëtares së Shqipërisë të hidhej që nga minuta e parë në fushë.
Grezda do të ketë mundësinë të takojë një tjetër lojtar kuqezi që u grumbullua së fundmi nga trajneri Panuçi për sfidat me Skocinë dhe Uellsin Egli Kaja.
Pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Motherwellit duke shënuar dopietë, pritej që anësori kuqezi të shpërthente në fushë, por duket se trajneri i tij ende mendon se Grezda duhet të punojë dhe të impenjohet më tepër për të fituar vendin e titullarit.