Shkëndija arriti të fitonte me rezultat të pastër 2-0 kundër skuadrës së çekëve Mladas. Për këtë fitore të tyre ka ardhur dhe një urim nga tifo-grupi i njohur “Tifozat kuq e zi”. Me anë të një postimi në facebook, ata urojnë skuadrën e shqiptarëve nga Tetova, por gjithashtu kanë një falënderim për presidentin e kësaj skuadre. Dhe së fundi nuk harrojnë të bëjnë thirrjen për një ligë mbarëkombëtare.
” Urime Shqipni, Tetovë, Ballista dhe KF Shkëndija. Z. Lazim Destani me investimet e bëra në KF Shkëndija duhet të jetë shembull për biznesmenët tjerë shqiptar që të investojnë në ekipe shqiptare. Një Komb, një Kombëtare, një Ligë Shqiptare”, shkruhej nga tifozët e zjarrtë kuqezi në facebook-un e tyre.