Gerti Çarçani dhe Viron Bezhani janë kapur ashpër në rrjetet sociale për një status të këtij të fundit për Lojërat Olimpike.
Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar publikonte një shkrim të Entela Binjakut ku thuhej: “Një pjesë e sportistëve rumunë të kthyer nga Tokio në konferencat për mediet nuk jua kanë përtuar ministrave. I kanë kritikuar dhe as ua ka ndjerë fare. Sepse janë të zotë, kanë dinjitet dhe nuk e shtrojnë kurrizin aq lehtë! Dhe mendoni pak… Janë sportistë që i sollën vendit medalje. Po pres me shumë kërshëri të shoh rikthimin e sportistëve shqiptarë, edhe pse nuk e kam të vështirë të imagjinoj. I uroj Luizës të ketë fat në finale për veten e saj në radhë të parë dhe për gjithë shqiptarët e heshtur që e mbështesin”.
Kaq ka mjaftuar dhe me një ashpërsi të madhe, Çarçani ka vënë re se kush e kishte shkruar, komenton: “Këtë postim në facebook do kisha shumë dëshirë ta bëje pas Lojërave të RIO 2016 ku ishte vetë. Dhe ti orientoje sportistët asokohe të ruanin dinjitetin e të godisnin ministrat. Po atëherë s’kishe këllqe. Kështu që nuk vlen”.
Gjuhës së ashpër të gazetarit sportiv, Bezhani i përgjigjet me nota ironie: “E para unë e kam vërtetuar që kam pasur këllqe në të gjitha regjimet. E dyta hapi sytë dhe shiko se nuk e kam bërë unë këtë postim, por një shoqja juaj gazetare, doktor”.