Roberto Firmino është pranë transferimit te Juventus. Sulmuesi i Liverpool është drejt marrëveshjes me “Zonjën e Vjetër”. Siç raporton “Corriere dello Sport”, klubi italian ka negociuar me anglezët për transferimin e brazilianit. Gjithçka është në rrugën e duhur, teksa Juventus do të derdhë në arkat e Liverpool, 22 milionë euro.
30-vjeçari duket i lumtur me transferimin e tij në Itali, pasi Jurgen Klopp e kishte nxjerrë jashtë planeve. Sulmuesi po kërkon minuta dhe në Seria A kjo është më se e mundur për të. Transferimi në kampionatin italian do t’i jepte mundësinë që të mund të merrte edhe një ftesë nga Brazili për Kupën e Botës “Katar 2022”.