Goditja e parë e epokës Mourinho te Roma është Granit Xhaka. Sipas Corriere dello Sport marrëveshja me Arsenalin është afër dhe shqiptari do jetë nën urdhërat e portugezit. Operacioni për Xhakën udhëhiqet nga Tiago Pinto, drejtori sportiv i verdhekuqve.
Arsenal pak ditë më parë refuzoi 15 milion euro, ndërsa ajo u rrit në 18 plus bonuset e mundshme nga ecuria e lojtarit. Gjithçka duket se është arritur në parim edhe me vetë Xhakën, me lojtarin që ka mbërritur tanimë për stërvitje në “La Fontane” të Romës me Zvicrën për Euro 2020. Graniti do jetë kapiten i helvetëve në Euro 2020 dhe me gjasë do luajë me Romën sezonet që vijnë.