Sot, klubi i Vllaznisë feston 102 vjetorin e krijimit. Skuadra më e vjetër në Shqipëri këtë sezon futbollistik po mrekullon në fushën e blertë duke udhëhequr kampionatin, falë edhe punës së mirë të sponsorit Alban Xhaferi.
Në këtë ditë të veçantë të kuqebluve s’mund të mungonte as urimi i tij, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:
“Sot është 102 vjetori i themelimit të Klubit më të vjetër në Shqipëri, Vllaznia.
Ky klub lindi si një Vëllazëri e vërtete dhe nxori nga gjiri i tij emra të mëdhenj që zbukuruan futbollin shqiptar. Frymëzuar nga trofetë e shumta që pasuan ndër vite, të gjithë së bashku me vizion bashkëkohor, duhet ta çojmë në nivelet më të lartë, në arenat kombëtare edhe ndërkombëtare!
Urojmë që emri i përjetësuar i emblemës së qytetit tonë të shkojë lart e më lart, aty ku futbolli i bukur, rritja e talenteve të reja dhe rikthimi i sukseseve të jetë motoja e zhvillimit”.