Dajan Shehi është rikthyer në fushën e blertë. Mbrojtësi i njohur i cili u dëmtua në ndeshjen kundër Teutës, ka gëzuar sot tifozët e Kastriotit. Ai theu dorën dhe praktikisht sezoni mund të konsiderohet i mbyllur me të. Megjithatë ai ka zbritur duke u stërvitur në fushë.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi krutan që përmes një postimi në rrjetet sociale, iu uron mirëseardhjen lojtarit që u aktivizua në 19 ndeshje me fanelën e Kastriotit. Kur kanë mbetur 4 javë nga fundi i Superiores, në Krujë shpresojnë në hapat fals të Luftëtarit dhe Tiranës për të besuar te mrekullia, qëndrimi në Superiore.